Fituan 19 deputetë/ Krenar Lloga: BDI dhe Fronti Europian forcë e dytë politike në Maqedoninë e Veriut

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga ka falenderuar mbështetësit e BDI dhe koalicionit të madh “Fronti Europian” për rezultatin e arritur një ditë më parë në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lloga shprehet se Fronti Europian ia doli të marrë 19 mandate në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, duke u renditur forcë e dytë politike në RMV, si asnjëherë më parë dhe duke spostuar partinë që qeverisi për dy mandate, LSD-më, forcë të tretë me 18 deputetë.

“Urime fitoren me 19 mandate, urime vendin e dytë në nivel shtetëror!“, shkruan ai.

BDI dhe Aleanca për Shqiptarët morën mbi 137 mijë vota në zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Ata kryesojnë me mbi 30 mijë vota në krahasim me koalicionin opozitar VLEN.

Lajmet Fituan 19 deputetë/ Krenar Lloga: BDI dhe Fronti Europian forcë e dytë politike në Maqedoninë e Veriut >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>