Hapet afati për Provimin e Jurisprudencës, Gërvalla njofton datat e aplikimit dhe mbajtjes së provimit
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gërvalla ka bërë të ditur se kandidatët e interesuar mund të aplikojnë nga 9 deri më 19 tetor 2026, përmes platformës elektronike e-Kosova.
Ndërkohë, Provimi i Jurisprudencës është paraparë të mbahet më 21 dhe 22 nëntor 2026.
“Nisim ditën e sotme me një lajm të mirë për të gjithë ata që janë në pritje të mundësisë për ta dhënë Provimin e Jurisprudencës, sepse sot hapet afati i ri për aplikim”, ka shkruar Gërvalla.
Ajo u ka bërë thirrje juristëve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi, duke theksuar rëndësinë e këtij provimi për zhvillimin dhe avancimin e tyre profesional.
“Si Ministre e Drejtësisë, mbetem fuqishëm e përkushtuar që ky proces të jetë i drejtë, profesional dhe i bazuar plotësisht në meritë”, ka deklaruar Gërvalla.
The post Hapet afati për Provimin e Jurisprudencës, Gërvalla njofton datat e aplikimit dhe mbajtjes së provimit first appeared on KosovaNews.



