BE cakton takimin e ri Bislimi-Petkoviq

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se takimi i ri i kryenegociatorëve në mes të Kosovës dhe Serbisë do të zhvillohet të enjten e ardhshme më 24 tetor.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, për KoSsev s’ka dhënë detaje tjera lidhur me temat e mundshme që do të diskutohen në takim.

Raundi i mëparshëm i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivel kryenegociatorësh ishte mbajtur më 17 shtator. Megjithatë s’kishte pasur një takim trepalësh dhe raundi ishte mbyllur pa ndonjë rezultat konkret.

Lajcak kishte njoftuar që nga 7 tetori se është duke u marrë me përgatitjet për takimin e radhës në Bruksel.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>