Analistët: Qeveria të angazhohet në tema që ndikojnë në jetën e qytetarëve

Derisa nuk ka një datë për një takim të ri në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian në Bruksel, ndërmjet Kosovë dhe Serbisë, faktori ndërkombëtar gati në baza ditore për shumë vendime që merr vendi, kërkon që ato të përfshihen në tryezën e bisedimeve. Jo pak tema janë trajtuar në Bruksel ndërmjet Kosovës e Serbisë, e plot të tjera për vendimet që Kosova dëshiron t’i marrë lidhen me dialogun.

Mungesa e progresit, konfrontimet e shpeshtuara mes të dyja vendeve, zgjedhjet në Bashkimin Evropian si dhe njoftimi se ndërmjetësuesi Miroslav Lajçak po e përfundon mandatin, por edhe se i dërguari i Departamentit të Shtetit, Gabriel Escobar për Ballkanin Perëndimor, e kanë lënë dialogun mes të dyjave vendeve pa datë për vazhdimin e tij.

Por, çfarë do të thotë për Kosovën jo status kuo në dialog?

 “Në qoftë se qeveria e vendit angazhohet më shumë me punët e saj të brendshme që ndikojnë direkt në përmirësimin e jetës së qytetarit, është më e shëndetshme  dhe mund të marrë kohën e vet në kuptimin e stabilizimit të institucioneve të Bashkimit Evropian. Qeveria e vendit ka punë tjera, më të fuqishme, të interesit më të veçantë për qytetarin e vendit, dhe të mos provojë kur e sheh situatën që është e pamundshme të lëvizet pa stabilizim të institucioneve, të BE-së. Tani disa vendime janë të drejta, por situata aktuale është e dëmshme për Kosovën nëse ato merren në llogari të interesat ose politikës ditore”, tha Albinot Maloku, njohës i proceseve politike, raporton RTK.

Se vendi është peng i dialogut e thotë edhe një njohës tjetër i proceseve politike.

“Çdo vendim që po e merr Qeveria e Kosovës po duhet me e diskutu në Bruksel, kjo i bie që Kosova ka mbet peng, fatkeqësisht i së kaluarës dhe i së ardhmes. Status-quoja e dëmton Kosovën në aspektin zhvillimor, nuk po flasim këtu për reforma, as për projekte as për mirëqenie, krejt debati në Kosovë po bëhet a po hapet ura, a po mbyllet një bankë, dhe në fund të ditës qytetari i Kosovës e pëson më së shumëti, status-quoja e ndalë Kosovën në cdo aspekt, në të gjitha fushat”, tha Dritëro Arifi, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Analistët në Prishtinë nuk presin që dialogu të rifillojë, pa përfunduar zgjedhjet për institucionet e Bashkimit Evropian, por edhe zgjedhjet presidenciale në SHBA që mbahen në nëntor.

Lajmet Analistët: Qeveria të angazhohet në tema që ndikojnë në jetën e qytetarëve >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>