NACIONALE

Kurti takon Spajiqin në Shën Stefan, diskutojnë për bashkëpunimin dhe rrugën drejt BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, që u mbajt në Shën Stefan.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se e ka falënderuar Spajiqin për mikpritjen dhe për kryesimin e Procesit të Berlinit gjatë këtij viti, si dhe e ka përgëzuar për përparimin e Malit të Zi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Kosova dhe Mali i Zi janë fqinjë të mirë dhe kanë të përbashkët hovin e progresit demokratik, siç tregojnë shpesh edhe vlerësimet ndërkombëtare”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se Kosova është e interesuar të përfitojë nga përvoja e Malit të Zi në procesin e integrimit evropian, duke rikujtuar se Kosova ende pret marrjen e statusit të vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.

Në takim, sipas Kurtit, është diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve, me theks të veçantë në përmirësimin e ndërlidhjes përmes infrastrukturës tokësore.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!