NACIONALE

Presidenti i Malit të Zi viziton sot Kosovën, policia paralajmëron bllokime të përkohshme të rrugëve

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, do të qëndrojë sot, më 19 tetor 2026, për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë vizitës do të merren masa të shtuara të sigurisë dhe do të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore.

Sipas njoftimit, kufizimet do të përfshijnë rrugët përgjatë itinerarit të eskortës presidenciale, nga pika kufitare Kullë drejt Pejës, si dhe rrugët ku do të zhvillohen aktivitetet zyrtare në rajonin e Pejës.
Ndërprerjet e trafikut do të jenë të shkurtra, ndërsa sipas nevojës automjetet do të orientohen në rrugë alternative.

Policia e Kosovës ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik gjatë zbatimit të këtyre masave të sigurisë.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!