NACIONALE

Konjufca pret ambasadorin e ri të Belgjikës, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim njoftues ambasadorin e ri të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Arnaud Dusaucy.

Konjufca e ka uruar ambasadorin Dusaucy për fillimin e mandatit të tij në Kosovë, duke i dëshiruar sukses në detyrën e re.

Gjatë takimit janë vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës, si dhe mbështetja e vazhdueshme e Belgjikës për Kosovën.

Sipas njoftimit, në takim është diskutuar edhe për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral, me fokus në fushën politike dhe ekonomike.

Palët kanë biseduar gjithashtu për avancimin e Kosovës në proceset e integrimit evropian dhe euroatlantik.

The post Konjufca pret ambasadorin e ri të Belgjikës, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit first appeared on KosovaNews.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!