NACIONALE

Konjufca i uron ambasadores Pehrson mirëseardhje dhe suksese në mandatin e saj

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti sot në takim njoftues Ambasadoren e re të Mbretërisë së Suedisë në Republikën e Kosovës, Sh.S. Åsa Pehrson.

Zëvendëskryeministri Konjufca i uroi Ambasadores Pehrson mirëseardhje dhe suksese në mandatin e saj, duke vlerësuar marrëdhëniet e ngushta ndërmjet Kosovës dhe Suedisë dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.

Gjatë takimit u diskutua për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale, forcimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, si dhe për mbështetjen e Suedisë ndaj perspektivës evropiane të Kosovës. beje lajm per porta

The post Konjufca i uron ambasadores Pehrson mirëseardhje dhe suksese në mandatin e saj first appeared on KosovaNews.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!