SPORTI

Lajm i mirë për Barcelonën, Garcia shmang lëndimin serioz

Barcelona nuk ka arsye për alarm sa i përket gjendjes së portierit Joan Garcia, pasi raportimet e fundit bëjnë me dije se lëndimi i tij nuk duket të jetë serioz.

Sipas “Diario Sport”, portieri spanjoll ndjeu shqetësim në gju gjatë fitores së thellë 7-2 ndaj Racing Santander dhe u zëvendësua në pushim nga Wojciech Szczesny.

Ndërrimi është bërë më shumë si masë parandaluese, pasi trajneri Hansi Flick nuk ka dashur të rrezikojë më tej me gjendjen fizike të Garcias.

Siç raportohet, shqetësimi në gju mund të jetë shkaktuar nga rrëshqitja e portierit në fushën e lagësht gjatë ndeshjes.

Garcia pritet t’u nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme mjekësore për të përcaktuar më saktë gjendjen e tij.

Tani mbetet të shihet nëse portieri do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës ndaj Sevillas.

The post Lajm i mirë për Barcelonën, Garcia shmang lëndimin serioz first appeared on KosovaNews.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!