SPORTI

Beckham: Messi e meriton ‘Topin e Artë’, askush nuk bën atë që bën ai

David Beckham ka dalë në mbështetje të Lionel Messit në garën për “Topin e Artë”, duke deklaruar se ylli argjentinas e meriton çmimin për herë të nëntë në karrierën e tij.

Messi ishte protagonist në triumfin 2-0 të Inter Miamit ndaj Cruz Azul në “Campeones Cup”, duke realizuar golin e parë dhe duke asistuar për Casemiron në golin që vulosi fitoren. Për argjentinasin, ky ishte goli i 100-të me fanellën e Inter Miamit në të gjitha garat.
Pas këtij triumfi, bashkëpronari i klubit amerikan, David Beckham, e ka përfshirë Messin mes kandidatëve seriozë për “Topin e Artë”, duke vlerësuar paraqitjet e tij pavarësisht moshës.

“Kur e shihni duke bërë gjëra të tilla, kur e shihni Botërorin që ka zhvilluar, nuk ka askush në moshën 39-vjeçare që po bën atë që bën ai dhe në atë nivel”, ka deklaruar Beckham.

Legjenda angleze shkoi edhe më tej në vlerësimin e tij për yllin argjentinas.

“Ai meriton të jetë në konsideratë për ‘Topin e Artë’. Sipas mendimit tim, ai duhet ta fitojë”, u shpreh Beckham.

Messi, i cili e ka fituar tetë herë këtë trofe, është pjesë e listës prej 30 kandidatësh për edicionin e vitit 2026.
Ceremonia e “Topit të Artë” do të zhvillohet më 26 tetor në Londër, ku Messi pritet të jetë i pranishëm në eventin prestigjioz.

The post Beckham: Messi e meriton ‘Topin e Artë’, askush nuk bën atë që bën ai first appeared on KosovaNews.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!