Laura Fazliu lufton për medaljen e bronztë në Grand Slamin e Hungarisë
Laura Fazliu është vetëm një fitore larg medaljes në Grand Slam-in e Hungarisë 2026, pasi ka siguruar pjesëmarrjen në luftën për medaljen e bronztë.
Xhudistja kosovare e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në xhiron e dytë, Fazliu u përball me hungarezen Anna Kriza, të cilën e mposhti bindshëm me Ippon, duke siguruar kalimin në çerekfinale.
Në çerekfinale, Laura u përball me austriaken Lubjana Piovesana, ndaj së cilës triumfoi me dy Yuko, duke avancuar në gjysmëfinale.
Në gjysmëfinale, Fazliu u përball me japonezen Megu Dannu, e cila arriti të triumfojë me Ippon. Megjithatë, humbja nuk e ndali kosovaren, e cila tani do të luftojë për medaljen e bronztë.
Në përballjen për medalje, Laura Fazliu do të ndeshet me Kerem Primo nga Izraeli, në një duel ku synon ta përmbyllë paraqitjen në Hungari me medalje.
The post Laura Fazliu lufton për medaljen e bronztë në Grand Slamin e Hungarisë first appeared on KosovaNews.



