25 vite nga zhdukja e intelektualit të madh të kombit shqiptar, Mr. Prof. Ukshin Hoti, Shkruan: Prof. Dr. Ali Dula

Që të vlerësojmë cilindo intelektual, ashtu sikur cilindo njeri të rëndomtë, domethënëse dhe me rëndësi është karakteri (formimi personal) se sa numëri i librave të lexuar.

Kur vlerësojmë intelektualin në politikë, nuk e vlerësojmë atë vetëm si një qenie ezoterike, por thjeshtë e vlerësojmë si njeri. Prandaj, kështu është me intelektualët në politikë, ashtu si me njerëz tjerë, disa na pëlqejnë, disa nuk na pëlqejnë. Por, ka pasur gjithmonë disa tipare të përbashkëta të atyre njerëzve që ne i “gatuajmë” nga ata që më pak i gatuajmë, pavarësisht nëse janë intelektualë apo jo, a janë në politikë apo rregullojnë kopshte.

Në çdo kohë, masa e vlerësimit të karakterit të një personi është mbi të gjitha, ajo që ai është gati të sakrifikojë për atë që beson. Ai që nuk është i gatshëm të sakrifikojë asgjë, në fakt nuk beson në asgjë, kështu që rezultatet e tij janë të pavlefshme. Mr. Ukshin Hoti çdoherë dhe në çdo kohë ishte i gatshëm të sakrifikojë e sakrifikohet për atë që ai besonte. Dhe kjo u dëshmua në secilin aksion të tij politik. Ndaj dhe mbeti hero i mendimit politik shqiptar, vizionar i kombit.

Lavdi veprës së Mr. Ukshin Hotit, I Gjithëpushtetshmi e shpërbleftë me gradat më të larta të Tij!

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>