Zhegrova në listën e ngushtë të gjigantit italian

Juventus ka nisur të thurrë plane për afatin kalimtar të verës dhe në një listë të ngushtë të përgatitur, gjendet edhe bomberi nga Kosova që luan për ekipin francez Lille, Edon Zhegrova.

Zonja e Vjetër sipas “La Gazzette dello Sport” nuk llogarit më në shërbimet e Federico Chiesas dhe Filip Kostic, të cilët janë të lidhur me transferimin e Mason Greenwood të Manchester United.

Juve dhe drejtori sportiv i klubit, Cristiano Guintoli janë fiksuar pas Greenwood, por mbetet për t’u parë nëse Zhegrova është një alternativë, i cili ka grumbulluar dhjetë gola në Ligue 1, duke shënuar pesë herë dhe duke bërë po aq asistime.

Marrëdhënia e Juves me Lille është e shkëlqyer dhe kjo tashmë i ka ndihmuar ata të nënshkruajnë Tiago Djalo dhe Timothy Ëeah.

Lajmet Zhegrova në listën e ngushtë të gjigantit italian >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>