Bislimi takohet me disa deputetë zviceranë, flasin për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, në Bundeshaus, në Bern, dje u takua me deputetët zviceranë, pjesë të Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Zvicër, Cedric Wermuth dhe Roger Golay, si dhe me Kryetarin e Këshillit Nacional, Eric Nussbaumer, i cili ka qenë më herët pjesë e këtij grupi.

Zyra e Kryeministrit njofton për “takim e bisedë miqësore” dhe për temat që u diskutuan.

“Ky takim e bisedë miqësore u fokusua në trajtimin e çështjeve që ndërlidhen me thellimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve tona, si në aspektin ekonomik, social e kulturor. U theksua dhe roli pozitiv e i rëndësishëm i mërgatës sonë në kontributin e tyre në jetën shoqërore në Zvicër. Zëvendëskryeministri Bislimi foli dhe për progresin që ka njohur vendi ynë, politikat e ndërmarra dhe potencialin tonë për rritje të vazhdueshme e të qëndrueshme”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Më tej, ZKM thotë se “u bisedua dhe rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ku zëvendëskryeministri Bislimi theksoi rëndësinë që bart anëtarësimi i vendit tonë në këtë organizatë për shtetin tonë por edhe për demokracinë evropiane”.

“Duke i falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu mirënjohjen e vlerësimin e lartë për miqësinë e partneritetin mes dy vendeve tona. Përfaqësues të Grupit Parlamentar të Miqësisë Kosovë-Zvicër pritet që së shpejti ta vizitojnë dhe vendin tonë. Gjatë qëndrimit në Bundeshaus, zëvendëskryeministri Bislimi u takua dhe me Sekretaren e Shtetit për çështje ekonomike, Helene Budiger Artieda, ku u theksua veçanërisht fuqizimi i bashkëpunimit në rrafshin ekonomik dhe thellimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Zvicrës”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Lajmet Bislimi takohet me disa deputetë zviceranë, flasin për anëtarësimin e Kosovës në KiE >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>