Zemaj: Qeveria nuk e respekton opozitën e Kuvendit të Kosovës

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka thënë se Qeveria Kurti nuk e respekton opozitën e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka deklaruar se Kosova mund të mbetet mbrapa në proceset e saj integruese euroatlantike nëse vazhdon Lëvizja Vetëvendosje të qeverisë me këtë metodë që e ka deri tani.

“Një parti e cila e ka totalitarizmin, një parti e cila e ka në logjikën e saj që të qeverisë e vetme në Kosovë dhe e cila nuk respekton opozitën ajo është e rrezikshme për shtetin dhe kjo është e rrezikshme për të ardhmen e saj”.

“Kështu shtetet tjera kanë përfunduar në anarki, kështu shtetet tjera me 20 apo 30 vite e kanë lënë mbrapa vendin e tyre në integrime edhe në anëtarësime, ne në atë që e kemi udhërrëfim perëndimor dhe atë atlantik”, ka thënë Zemaj në Klan Kosova.

Lajmet Zemaj: Qeveria nuk e respekton opozitën e Kuvendit të Kosovës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>