Vlorë: Pezullohet nga puna polici që tentoi ta godas qytetarin me shkelm

Dje në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku një pjesëtar i Policisë së Shtetit në Vlorë ka tentuar ta godas me shkelm një qytetar.

Në lidhje me këtë, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka vendosur që polici me inicialet M.M., të pezullohet nga detyra.

“Me publikimin e rastit, menjëherë është pezulluar nga detyra si dhe ka nisur hetimi disiplinor, për punonjësin e Policisë, inspektor M. M, me detyrë oficerë i patrullës së përgjithshme, trupë shërbimi, në Komisariatin e Policisë Vlorë, deri në verifikimin e plotë të rastit”, thuhet në reagim.

Drejtoria e Vendore e Policisë Vlorë ka ftuar qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshme, duke iu garantuar atyre anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>