Vikendi me shi e borë në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka parashikuar që këtë të shtunë të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat në pjesën veriore dhe veriperëndimore të Dukagjinit mund të sjellin riga shiu, kurse në viset e larta reshje të dobëta bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga pjesa veriperëndimore me shpejtësi 1-5m/s.

Ndërkaq të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri në atë të lartë, ndërsa në viset malore me lartësi mbi 1000m parashihen reshje të borës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga ana verilindore dhe veriperëndimore me shpejtësi 1-7m/s

Lajmet Vikendi me shi e borë në Kosovë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>