Osmani takohet me Hovenierin, bisedojnë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Siç ka treguar zyra e presidencës për media në këtë takim është folur për zhvillimet e fundit në vend.

Në këtë rast është vënë në pah procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, por komunikata nuk ka detaje për kërkesën e Gjermanisë dhe Francë që Qeveria ta votojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe e pastaj ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese.

“Me ç’rast theks i veçantë është vënë tek rrugëtimi i Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Tutje, Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hovenier diskutuan edhe për procesin e votimit në katër komunat veriore, me ç’rast Presidentja Osmani ripotencoi se vazhdimi i masave është i padrejtë dhe se Kosova i ka plotësuar kushtet që përfundimisht të largohen ato”.

“Në takim u diskutua edhe për një sërë të arriturash dhe projektesh të përbashkëta, në mesin e të cilave edhe fillimi zyrtar i Programit  Kompakt të MCC-së në Kosovë, i cili projekt pritet ta transformojë sektorin e energjisë”, thuhet në njoftim.

Lajmet Osmani takohet me Hovenierin, bisedojnë për anëtarësimin e Kosovës në KiE >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>