SPORTI

Fenerbahce e mposht Liverpoolin me golin e Vedat Muriqit

Fenerbahce ka shënuar një fitore të madhe në shtëpi ndaj Liverpoolit, në kuadër të xhiros së katërt në fazën e Ligës të Ligës së Kampionëve.

Edhe pse dy herë në disavantazh, skuadra turke arriti ta përmbysë në 3-2 për t’i marrë pikët e plota.

Liverpooli e nisi shumë më mirë për të kaluar në epërsi falë Tery Nyoni, që shënoi nga distanca (25’).

Sidoqoftë, katër minuta më vonë Mason Greenwood me supergol nga gjuajtja e lirë barazoi rezultatin (29’).

Liverpooli e riktheu epërsinë përmes Alexander Isak, i cili shënoi me kokë pas harkimit të Gakpos (69’).

Sidoqoftë, pas një gabimi trashanik në mbrojtjen e “Reds” përfitoi Archie Brown, i cili realizoi nga afërsia për ta barazuar rezultatin (73’).

Për përmbysjen e madhe u përkujdes ylli i Kosovës Vedat Muriqi, që shënoi me kokë pas harkimit të Brown (79’).

Kësisoj, Liverpooli shijon humbjen e parë dhe qëndron me nëntë pikë ndërsa Fenerbahce i gëzohet fitores së parë për të mbledhur pesë pikë

Related Articles

Back to top button
error: JO !!