Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

U arrestua pas lirimit nga amnistia, Gjykata e Vlorës cakton masën për “buzëderrin”

Gjykata e Vlorës e ka vlerësuar të ligjshëm arrestimin e Sokol Sinomatit, i njohur si “buzëderri”, ndërsa ka caktuar dhe masën e sigurisë “Arrest në burg me afat 40 ditë”. 

Sipas prokurores Aurora Hajro dhe gjyqtarit Artan Ciraga, vendimi me afat për mbërritjen e dokumentacionit për ekstradimin e Sinomatit.

Gjatë seancës, Sinomati nuk ka dhënë asnjë deklaratë, por është shprehur se është dakord me avokatin.

Pala mbrojtëse ka kërkuar ekstradimin por edhe faktin se me vendimin e Gjykatës Italiane i akuzuari duhet të njihej më parë.

Sinomati është dënuar në mungesë në Itali sipas palës mbrojtëse në vitin 2000.

Drejtësia italiane e ka dënuar për veprat penale “organizata kriminale” dhe “trafikim ilegal i klandestinëve”.

Sinomati u arrestua dy ditë më parë, në qytetin e Vlorës, ndërsa kishte dalë nga burgu pasi kishte përfituar nga amnistia penale.

Ndërkohë, pak muaj më parë i vranë të birin me snajper, në ballkonin e shtëpisë së tij.

Ai u arrestua në vitin 2000 në Vlorë për vrasjen e një personi në vitin 1997 dhe e vuajti dënimin në burgun e Fushë-Krujës.

Lajmet U arrestua pas lirimit nga amnistia, Gjykata e Vlorës cakton masën për “buzëderrin” >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>