“Telefonatë e tërbuar me drejtorin e RAI-t”/ Gazeta italiane “La Repubblica” korrigjon lajmin për Ramën

Një lajm i publikuar në median italiane ‘La Repubblica’ gjatë paradites së sotme, sipas të cilit kryeministri Edi Rama pati një telefonatë ‘të tërbuar’ me drejtorin e RAI 3 lidhur me emisionin “Report”, rezultoi të ishte i pavërtetë.

I pari që hodhi poshtë lajmin ishte kryeministri Edi Rama i cili deklaroi se nuk ka pasur telefonatë të tërbuar me drejtorin e RAI, por thjesht “një kërkesë për telefonatë lidhur me shpifjen skandaloze të emisionit Report”.

Menjëherë pas tij, duket se ka reflektuar edhe vetë media italine e cila ka korrigjuar tekstin e lajmit duke fshirë tekstin e “telefonatës së tërbuar” që nuk ndodhi kurrë.

‘La Repubblica’ konfirmon në artikullin e korrigjuar deklaratën e mëparshme të Ramës se nga ana e tij pati vetëm një kërkesë për t’u dëgjuar.

Konkretisht, në versionin e ri të shkrimit, ‘La Reppublica’ shkruan se drejtori i RAI, “mori edhe një mesazh nga kryeministri shqiptar Edi Rama me kërkesën për t’u dëgjuar në lidhje me episodin e Raportit për marrëveshjen Itali-Shqipëri për çështjen e emigrantëve”.

Lexo edhe:

Investigimi për paktin e refugjatëve/ Rama telefonon drejtorin e RAI-t dhe tregon detaje: Ishte bisedë e qetë, jam skandalizuar nga…

Lajmet “Telefonatë e tërbuar me drejtorin e RAI-t”/ Gazeta italiane “La Repubblica” korrigjon lajmin për Ramën >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>