Burri i Xhaçkës në SPAK/ Gazetarët “gozhdojnë” Artan Gaçin: Si e more pronën në Himarë?

Biznesmeni Artan Gaçi, bashkëshort i ish-ministres Olta Xhaçka paraditen e sotme është pyetur për më shumë se katër orë në SPAK për pronën që mori për investimin strategjik në Himarë.

Hetuesit e kanë pyetur mes të tjerash mbi marrjen e pronësisë së tokës, e cila është sekuestruar pak javë më parë nga SPAK-u.

Ai nuk pranoi që të fliste për mediat kur doli duke u larguar me një buzëqeshje. Gazetarët tentuan ta dëgjojnë Gaçin duke e pyetur se si e mori tokën në jug apo nëse kishte tjetërsuar pronat në jug. Por ai hezitoi të japë një përgjigje.

Kjo është hera e dytë që Gaçi paraqitet në SPAK pas arrestimit të Jorgo Goros për këtë çështje të falsifikimit të aktit të marrjes së pronësisë së tokës.

Lajmet Burri i Xhaçkës në SPAK/ Gazetarët “gozhdojnë” Artan Gaçin: Si e more pronën në Himarë? >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>