Basha akuza Ulsi Manjës: Mashtrove! Amnistia liroi 100 të dënuar për korrupsion

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi sot se e ka kthyer në kauzë kryesore çështjen e amnistisë penale. Sipas tij janë liruar nga qelitë mbi 100 të dënuar nga gjykata për korrupsion edhe pse një gjë e tillë sipas qeverisë dhe grupit të Berishës ishte mohuar më parë.

“Ulsi Manja është kapur me “presh në duar” duke gënjyer. Atij nuk i ndodhi nga halli, por planifikoi lirimin e deri 100 të burgosurve të dënuar nga GJKKO. Ne vetë kemi kërkuar informacion të individëve që kanë përfituar nga amnistia në kushtet që kanë qenë të dënuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimeve të Rënda.

Ka liruar të korruptuarit me një Pazar të ndyrë. Nëse e paskam gabim unë dhe PD dhe media, pse do të presë deri të enjten ky? Amnistia penale u mbajt peng për t’u përdorur politikisht, liroi zyrtarë të dënuar për korrupsion, për t’iu mbyllur gojën me kodin e heshtjes dhe për t’iu lëshuar një mesazh atyre që janë në qeli dhe atyre që presin të shkojnë në qeli. Ky është një atentat kundër SPAK-ut dhe reformës në drejtësi.

Nuk është bërë me karikator, por me një akt fatkeq edhe me vota të deputetëve opozitarë. Ky është korrupsioni më i lartë që mund të ndodhë në një vend, ku bashkohen votat për të liruar të korruptuarit dhe anatemohet opozita që e paralajmëroi dhe tani gënjejnë.

Kapen duke vjedhur, dënohen për vjedhje, i lirojnë dhe pastaj bëjnë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Kjo është në kauz politike për PD-në dhe do të ishte çmenduri nëse PD nuk do të qëndronte fort në këtë çështje”, tha ai.

Lajmet Basha akuza Ulsi Manjës: Mashtrove! Amnistia liroi 100 të dënuar për korrupsion >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>