Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Sveçla takohet me Drejtorin e Policisë dhe IPK-së, diskutuan për raportet e inspektimeve

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxhën dhe Kryeshefin e IPK-së Kushtrim Hodaj, diskutojnë mbi raportet e inspektimeve të IPK-së për Policinë e Kosovës.

Në takim kanë diskutuar mbi bashkëpunimin mes dy agjencive dhe zbatueshmërinë e rekomandimeve të dalura nga inspektimet e IPK-së për Policinë e Kosovës.

Në këtë takim, sipas njoftimit të MPB-së u diskutua niveli i  zbatimit të rekomandimeve, sfidat si dhe strategjia e përbashkët për zbatimin e masave për përmirësimin e efikasitetit dhe performancës së policisë.

Sveçla përgëzoi dy institucionet për angazhimet e tyre deri më tani dhe ofroi mbështetjen e tij të vazhdueshme me qëllim të zbatimit të të gjitha rekomandimeve dhe përmirësimit të performancës së Policisë së Kosovës.

“Ministri Sveçla ofroi mbështetjen e plotë për Inspektoratin e Policisë së Kosovës dhe Policinë e Kosovës si dy institucione që kanë për qëllim shërbimin në nivelin më të lartë dhe më efikas për qytetarët tanë, garantimin e rendit, sigurisë dhe sundimin e ligjit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Lajmet Sveçla takohet me Drejtorin e Policisë dhe IPK-së, diskutuan për raportet e inspektimeve >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>