SPORTI

Infantino: Irani do të luajë ndeshjet e Botërorit në SHBA

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka ritheksuar se Irani do të marrë pjesë Kupën e Botës 2026 dhe ndeshjet e planifikuara do t’i zhvillojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Infantino e ka bërë këtë deklaratë të enjten gjatë hapjes së kongresit të FIFA-s në Vancouver.

Ai ka thënë se pjesëmarrja e Iranit është e sigurt dhe se kombëtarja iraniane do të luajë në territorin amerikan sipas kalendarit të caktuar.

Pjesëmarrja e Iranit në turne kishte qenë në pikëpyetje pas tensioneve dhe luftës në Lindjen e Mesme, ku ishin përfshirë SHBA-ja dhe Izraeli.

Zyrtarë iranianë kishin propozuar që ndeshjet e grupit të zhvilloheshin në Meksikë, por kjo ide ishte refuzuar më herët.

Ndërkohë, përfaqësuesit e federatës iraniane munguan në kongresin e FIFA-s, pasi sipas mediave iraniane janë përballur me probleme në kufirin kanadez.

Irani do të jetë pjesë e Grupit G në Botëror, së bashku me Zelandën e Re, Belgjikën dhe Egjiptin Ndeshjen e parë Irani do ta luajë më 15 qershor në Los Angeles ndaj Zelandës së Re.

The post Infantino: Irani do të luajë ndeshjet e Botërorit në SHBA appeared first on KosovaNews.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!