SPORTI

Akil Gjakova eliminohet në sfidën e parë në Hungari

Sh.Ç/RTKlive

Akil Gjakova nuk ka arritur të avancojë në Grand Slamin e Hungarisë, pasi është eliminuar në paraqitjen e parë të tij në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Xhudisti kosovar u përball me italianin Giovanni Esposito, ndaj të cilit pësoi humbje dhe kështu e mbylli garimin në këtë turne që në raundin hapës.

Eliminimi i Gjakovës përbën një rezultat të papritur, marrë parasysh pritshmëritë që ishin krijuar për paraqitjen e tij në Grand Slamin hungarez.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë po garon edhe Dardan Cena. Ai e ka kaluar raundin e parë dhe do të kërkojë të vazhdojë rrugëtimin e tij në garë gjatë ditës së sotme.

The post Akil Gjakova eliminohet në sfidën e parë në Hungari first appeared on KosovaNews.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!