Shqipëria performon më 9 maj në Eurovision

Festivali Evropian i këngës “Eurovision” ka publikuar listat e shteteve të cilat do të performojnë në dy gjysmëfinalet e vitit 2024, më 7 dhe 9 maj.

Shqipëria, këtë vit do të përfaqësohet nga këngëtarja Besa Kokëdhima me këngën “Titan”, dhe pritet të performojë në natën e dytë.

Sipas listës ajo do të ngjitet në skenën e ‘Eurovision’-it e dyta.

Përveç Shqipërisë, në skenë atë natë do të paraqiten edhe 15 shtetet tjera si, Malta, Greqia, Zvicra, Çekia, Franca, Austria, Danimarka, Armenia, Letonia, Spanja, San Marino, Gjeorgjia, Belgjika, Estonia, Italia, Izraeli, Norvegjia dhe Holanda.

Edicioni i 68-të i “Eurovizion” do mbahet në Malmo të Suedisë, pasi që vitin e kaluar fituese nga ky festival ka dalë Loreen me këngën ‘Tattoo’.

Finalja e madhe do të mbahet të shtunën e 11 majit./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>