“Shpërthen” Monika Kryemadhi: Nuk më rruhet as për SPAK-un dhe as për burgun!

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi gjatë një fjale të mbajtur në mbledhjen e Komitetit Drejtues të partisë theksoi se nuk i rruhet fare as për SPAK-un dhe as për burgun.

“Shumë prej jush thirren dhe iu thonë distancohuni nga Monika Kryemadhi se do të shkojë në burg, nuk më rruhet fare as për burgun dhe as për SPAK-un.

Sa kam parë kumbulla dhe fara luledielli në jetën time në këto 30 vjet, si puna e tyre do hyjnë dhe do dalin sa të duash. Halli im nuk është halli juaj, halli juaj është halli im”, theksoi ajo.

Gjatë Komitetit Drejtues të Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka deklaruar se imazhi i Ilir Metës po shkërmoqet, teksa ky i fundit ishte jo më larg se disa metra nga foltorja ku ajo po fliste. Megjithatë kjo deklaratë u prit me humor nga Meta, i cili nuk arriti të fshihte buzëqeshjen e fortë ndaj deklaratave të bashkëshortes së tij, me të cilën ka pasur disa përplasje në distancë gjatë daljeve në media javën e fundit.

“Ka dhimbje kur shohin se si shkërmoqet Imazhi i Ilir Metës. Kanë dhimbje si shohin një burrë shteti që firmos një letër paçavure të ndërtuar mbi bazën e një administratori godine, kryetari i Partisë nuk është administrator godine, por lider që drejton opozitën në fitore për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës dhe Erion Velisë”, tha ajo.

Lexo edhe:

“PL s’ka nevojë për prerje kokash”, Kryemadhi me tone të forta: Po shkërmoqet imazhi i Ilir Metës
Lexo edhe:

Kryemadhi fjalim të ashpër në mbledhjen e PL, Ilir Meta “shpërthen” në të qeshura

Lajmet “Shpërthen” Monika Kryemadhi: Nuk më rruhet as për SPAK-un dhe as për burgun! >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>