Atleti shqiptar shkëlqen në Mal të Zi

Në Tivar u mbajt aktiviteti ndërkombëtar i Atletikës ku shqiptari Franko Burraj siguroi dy vende të para, në disiplinën e 100 metrave dhe atë të 400 metrave.

Nëse në 400 metra Burraj është sprovuar dhe një muaj më parë ia doli të bëhej shqiptari i parë që siguroi gjysmëfinalet e Botërorit të Atletikës, tanimë shkodrani po i mëshon edhe disiplinës së 100 metrave.

Në këtë të fundit, Burraj e mbylli me kohën 10 sekonda e 67 në qindtat, për të marrë vendin e parë.

Po ashtu, pasditen e djeshme ai fitoi edhe në disiplinën e 400 metrave duke e mbyllur garën në krye pas 47 sekondash e 29 të qindtash.

Lajmet Atleti shqiptar shkëlqen në Mal të Zi >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>