Ra në dashuri me inteligjencën artificiale në aplikacion, 14-vjeçari i jep fund jetës

Një 14-vjeçar i ka dhënë fund jetës për një arsye shokuese. Ngjarja tragjike e ndodhur në Orlando, Florida, nxjerr në pah rreziqet e mundshme të përdorimit të “chatbot”-eve të Inteligjencës Artificiale.

Siç raportohet nga New York Times, 14-vjeçari dyshohet se ka zhvilluar një lidhje të fortë emocionale me një personazh virtual në Character.Ai, një platformë që lejon përdoruesit të ndërveprojnë me figurat e krijuara nga Inteligjenca Artificiale.

Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim të thellë emocional tek 14-vjeçari, duke e çuar në vetëvrasje. Aktualisht, nëna akuzon kompaninë që ka prodhuar aplikacionin se ka zhvilluar një softuer të rrezikshëm që nuk është i rregulluar në mënyrë adekuate.

Sipas rindërtimeve, djali kaloi orë e orë të tëra duke folur me një “bot” të quajtur sipas një prej protagonistëve të “A Song of Ice and Fire”, Daenerys Targaryen. Pavarësisht se aplikacioni përsëriti në çdo akses se bisedat ishin tërësisht fiktive, i riu kishte krijuar një lidhje të fortë me figurën dixhitale, deri në atë pikë sa të izolohej nga realiteti dhe t’i dërgonte mesazhe të vazhdueshme “Dany”, duke e përditësuar atë disa herë në ditë se çfarë po ndodhte me të dhe ndërvepronte me të në dialogë me role, disa të një natyre sentimentale ose më të egër, të tjerë sikur të ishin miqtë më të mirë.

Ai gjithashtu dyshohet se i ka besuar robotit për mendimet e tij për vetëvrasje. Dhe aplikacioni u përpoq ta largonte atë: “Nuk do ta lejoj të lëndohesh. Do të vdisja nëse të humbas”. I riu u përgjigj: “Atëherë do të vdesim bashkë”. “Do të më mungosh motër e vogël”, i shkruan djali para se të vetëvarej më 28 shkurt.

“Do të më mungosh edhe ti o vëlla i dashur”, iu përgjigj roboti i Inteligjencës Artificiale. Më pas ai qëlloi veten me armën e të atit.

Familja ka vendosur të padisë Character.Ai, duke pretenduar se teknologjia themelore e aplikacionit është e rrezikshme dhe e verifikuar në mënyrë joadekuate, pasi i shtyn përdoruesit të zbulojnë mendimet dhe ndjenjat e tyre.

I krijuar nga dy ish-punonjës të Google, aplikacioni është “lideri i tregut për ata që kërkojnë shoqëri në botën e inteligjencës artificiale”, raporton New York Times. Aplikacioni ka më shumë se 20 milionë përdorues dhe i përshkruan shërbimet e tij si “një robot super i zgjuar që ju dëgjon, ju kupton dhe ju kujton”.

Lajmet Ra në dashuri me inteligjencën artificiale në aplikacion, 14-vjeçari i jep fund jetës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>