Policia kontrollon mbi 3600 nxënës në Vushtrri

Policia e Kosovës gjatë një kontrolli sigurie që ka kryer nëpër shkolla në Komunën e Vushtrrisë ka gjetur dhe sekuestruar një thikë, dy cigare elektrike, dy maska dhe dy bankënota nga 200 euro të falsifikuara.

Sipas Policisë, janë kontrolluar mbi 3 mijë e 400 nxënës, të shkollave të mesme të ulëta dhe të larta në Vushtrri.

“Gjatë kontrollimit në posedim tek nxënësit brenda hapësirave të shkollave janë gjetur dhe sekuestruar, një (1) thikë, dy (2) cigare elektrike, dy (2) maska, dhe  dy bankënota nga 200 euro të  falsifikuara. Veprimet policore dhe provat e gjetura materiale i  janë paraqitur prokurorit kompetent, ku për dy bankënotat e falsifikuara është iniciuar rast për vepër penale  “falsifikim i parasë”. Policia mbetet e përkushtuar për  bashkëpunim të ndërsjellë me autoritet shkollave,  në parandalim dhe ofrimin  të sigurisë në shkolla”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>