Për 5 vjet 41 policë u hetuan për dhunë në familje

Që nga viti 2019, 41 zyrtarë policorë u hetuan nga Inspektorati Policor i Kosovës nën dyshimin se kryen veprën penale “Dhunë në familje”. E kjo po shihet si shqetësuese nga ish-drejtues të këtij institucioni, ku kërkojnë më shumë angazhim për hetimin e tyre. Derisa nga juristët u kërkua që nëse këto dyshime të vërtetohen, ndaj tyre të ashpërsohen dënimet.

Është adresa e parë ku kërkojnë ndihmë.

Të gjithë qytetarët që janë viktima të dhunës në familje, rastin shkojnë për ta raportuar në Policinë e Kosovës.

Por, në këtë institucion ka zyrtarë policorë që dyshohet se vet e kanë kryer këtë vepër penale.

Nga Inspektorati Policor i Kosovës kanë treguar për televizionin numrin e policëve që janë hetuar nën dyshimin për këtë vepër penale gjatë vitit të kaluar deri më tash.

“IPK gjatë vitit 2023 ka iniciuar 4 raste në drejtim të veprës penale “Dhuna në familje” nga neni 248 të KPRK-së, ku në Prokurorinë e Shtetit ka parashtruar 4 raste me Kallëzim Penal. IPK gjatë vitit 2024 deri me tani ka iniciuar 1 rast në drejtim të veprës penale “Dhuna në familje”. IPK pranon në mënyra të ndryshme informacionet lidhur me rastet kur zyrtarët policorë janë të përfshirë si të dyshuar në rastet e dhunës në familje duke përfshirë këtu informatat direkte nga ankuesit (viktima), përmes policisë etj.”, akne deklaruar nga Inspektorati i Policisë së Kosovës.

E ish-udhëheqësi i këtij institucioni vlerëson se kjo është shqetësuese dhe se duhet të jetë ndër prioritetitet kryesore të tyre.

“Prandaj natyrshëm që duhet të merret IPK me top prioriet me këtë fenonem dhe përveç trajtimit në aspektin hetimor të ndërmerr edhe masa tjera plotësuese të transferimeve apo suspendimeve të nevojshme me qëllim të sigurohet që punonjësit e tillë të dyshuar për kryerjen e veprave të tilla mos të jenë në njësitet e tilla përkatëse ku do duhej të ofronin ndihmë dhe shërbimin e tyre në dobi të viktimave të dhunës në familje”, tha ish-kryeshefi i IPK-së, Valdet Hoxha, raporton teve1.

Kurse, avokatja Fehmie Gashi Bytyqi kërkon ashpërsim të dënimeve në rast se këto dyshime ndaj tyre vërtetohen.

“Derisa aktgjykimi ta merr formën e prerë çdo person kosndierohet i pafasjahsëm. Lidhur me procedurat disiplinore brenda Policisë së Kosovës ata i kanë të rregulluar dhe ka plot raste kur ata suspendohen për aryse se ende është lënda në proces. Mendoj se edhe Gjykata nëse vërteton se bartësit e ligjit, zbatuesit e drejtpërdrejtë të ligjit kryejnë dhunë në familje mendoj që dënimet si organ i pavarur Gjykata duhet ti ketë më të ashpra”, deklaroi avokatja Fehmie Gashi Bytyqi.

Sipas statistikave, në pesë vjetët e fundit 41 zyrtarë policorë janë hetuar nga IPK-ja nën dyshimin për dhunë në familje si dhe ndaj tyre janë proceduar edhe kallëzime penale.

Lajmet Për 5 vjet 41 policë u hetuan për dhunë në familje >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>