Szunyog i shqetësuar me raportin për lirinë e mediave në Kosovë

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, në Ditën e Lirisë Ndërkombëtare të Shtypit vizitoi Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK).

Gjatë një takimi me përfaqësuesit e AGK-së, ambasadori i BE-së theksoi rolin vendimtar të mediave të lira dhe të pavarura në aftësimin e publikut për të marrë vendime dhe për t’i mbajtur përgjegjës ata që janë në pushtet.

Sipas tij “imperativin e heqjes së barrierave që mund të pengojnë lirinë e medias dhe shprehu shqetësimin për rritjen e numrit të sulmeve fizike, kërcënimeve, fushatave të njollosjeve publike dhe gjuhës së urrejtjes drejtuar gazetarëve, veçanërisht gjatë raportimit të vitit 2023 nga veriu i Kosovës”.

Në njoftimin e Zyrës së BE-së për këtë takim thuhet se bashkëbiseduesit folën edhe për rëndësinë e verifikimit të fakteve në zbutjen e ndikimit negativ të dezinformatave dhe për projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, të cilin BE-ja po e ndjek me vëmendje.

Në fund, ambasadori i BE-së në Kosovë përgëzoi mbështetjen e Asociacionit për gazetarët ukrainas dhe afganë.

Lajmet Szunyog i shqetësuar me raportin për lirinë e mediave në Kosovë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>