Peci: SHBA nuk e konsideron Kosovën si armike 

(Lajm i përditësuar)

Peci: Përveç sovranitetit policorë na duhet edhe sovranitet demokratik

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 tha se ka sovraniteti i Kosovës do të jetë i plotë në momentin kur serbët e Kosovës integrohen brenda insitutcionet e Kosovës.

”Sovraniteti i Kosovës do të jetë i plotë në atë moment kur popullata serbe në Kosovë do të integrohet brenda institucioneve të Kosovës edhe kur ajo do të frymojë si pjesë integrale e Kosovës deri në atë moment ne do të kemi sovranitet policorë por sovranitet të mirërfillë nuk do të kemi sepse përvec sorvaniteti policorë na duhet edhe sovraniteti demokratik”, tha Peci.

Peci: Asociacioni obiligim ligjor i Kosovës, kemi papjekuri nga partitë politike të Kosovës

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 tha se çështja e Asociacionit është një defekt i madh në skenën politike të Kosovës.

”Sa i përket Asociacionit unë e shoh një defekt të madh në politikën e Kosovës, e cila është prej fillimit deri tani ne nuk kemi pasur kurrë debat racional për këtë kemi dhënë parulla, por kurrë debat racional cka kemi pasur debatin a është apo nuk është republika sërbska Asociaocni i Komunave, në këtë fjali ka përfunduar”, tha Peci.

Ai gjithashtu ka shtuar se për shkak të mungesës së debatit racional për Asociacionin është papjekuri e të gjitha partive politike të Kosovës.

”Ky është obiligim ligjor i Kosovës., nëse kthehm nga këndi i ndërkombëtarëve në rastin më të keq  kjo duket vetëvrasje”.

Peci: SHBA nuk e konsideron Kosovën si armike 

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 ka thënë se administratat amerikane Kosovën dhe qeverinë nuk e sheh si armike.

”O’Biren  dhe adiministrata amerikane  nuk e konsideron Kosovën dhe Qeverinë si armike, ta kemi të qartë se me na konsideru armike tjetër muhabet bëhet, por po na këshillojnë sikur miqë”, tha Peci’

Mos procedimi i Asociacionit, Peci: Ka rrezik që në tavolinë të na shtrohet çështja e ndarjes së Kosovës

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 tha se nga mos procedimi i Asociaiconit ka rrezik që ”në tavolinë do të na shtrohet cështja e ndarjes së Kosovës”.

”Nëse nuk e procdeojmë Asociacionin e komunave serbe. jo vetëm që do ta humbin shansin për anëtarësimin në KIE, ka rrezik që tavolinë të na shtrohet çështja e ndarjes së Kosovës”, tha Peci ndër tjera.

Lidhur me këtë Peci ka ndërlidhur luftën e Ukrainës duke thënë se ”Kosova nëse tani procedon tani me Asociaiconin ne do të kemi mundësi që zhvillimet në Ukrianë dhe ato se çfarë mund të bëhet atje ne do të kemi mundësin të kemi skenarin tonë”.

Mesazhet e O’Brien, Peci: A, B, C e Kosovës drejt integrimit në BE është ecja përpara me precedimin e statutit të Asociacionit

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 ka komentuar vizitën e ndihmës Sekretarit, James O’Brien në Kosovë.

Sipas tij, mesazhet e O’Brien për Kosovën janë vazhdimësi e atyre  që Prishtina i merrë tash e një kohë të gjatë nga Qeveria amerikane.

”Bëhet shumë e qartë  se A, B, C e lëvizjes së Kosovës drejt integrimit në BE është ecja përpara me procedimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese”, tha Peci.

Sipas tij, mesazhi më i rëndë që  SHBA-të e kanë dhënë për Kosovën ka qenë aj se çfarë O’Brien e tha lidhur me serbët e Kosovës.

”Serbët në Kosovë duhet të jetojnë të lirë si evropian, ky mesazh duhet të merret parasysh pasi që sipas administraes amerikane serbët në Kosovë nuk po jetojnë të lirë si evropainë”, tha Peci.

Peci: Kosova humbi shansin për anëtarësimin në Partneritetin për Paqe për shkak të Asociacionit 

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, në emisionin “Click” të RTV21 ka thënë se Asociacioni duhet të procedohet tash sepse sipas tij, nëse nuk procedohet Kosova do të humb anëtarësimi në KIE dhe në Partneritetin për Paqe.

”Pse është e rëndësishme të  procedohet Asociaconi tash, sepse nese nuk procedohet statuti i Asociacionit tani në Gjykatën Kushtetuse, atëherë ne do ta humbim shansin për anëtarësimin në KIE në prill të vitit të ardhshëm, sepse më së largu kjo në prill do duhet të procedohet”, tha Peci.

Ai tutje ka shtuar se ”Asociacioni e humbi partnerin për paqe, sepse inicativa e Escobarit njëra prej ofertave që iu është bërë Kosovës, kanë qenë dy cështje ka qenë që të krijohet një Task Forcë e përbashkët mes SHBA-ve dhe Kosovës për njohjet në nivel global, poashtu ka qenë edhe oferta që SHBA-të t;i shtojnë përpjket e tyre që Kosova të bëhet në Partneritetin për Paqe”, tha Peci./RTV21/21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>