Osmani takohet me Robert Wood, flasin për sukseset e Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot është takuar me përfaqësuesin alternativ të Shteteve të Bashkuara për Çështjet e Posaçme Politike në Kombet e Bashkuara, Robert Wood.
Osmani përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se kanë pasur një diskutim përmbajtjesor e produktiv.
”Në takim me Ambasadorin Robert Ëood kishim sot një diskutim përmbajtësor dhe produktiv për sukseset e Kosovës si dhe për rëndësinë e bashkërendimit të vazhdueshëm në dobi të paqes dhe sigurisë në rajon”, ka shkruar Osmani./21Media