O’Brien thotë se Kosova ka premtuar se do ta themelojë Asociacionin

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, ka thënë se Kosova ka premtuar se do ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe se SHBA do të bëjë gjithçka që ky premtim të vihet në vend.

Këtë deklaratë ai e bëri nga Beogradi pas një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Kosova premtoi se do të zbatojë obligimin për themelimin e Asociacionit, kjo është e një rëndësie kyçe. Ne do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar dhe përmbushur premtimet tona. Pres që kjo të jetë temë edhe në Nju Jork”, tha O’Brien.

Ai ka folur edhe për seancën e OKB-së për gjenocidin serb në Srebrenicë dhe tha se “duhet të jem i qartë për qëndrimin amerikan”.

“Edhe në vendin tim ka pasur diskutime për historinë tonë”. Tha O’Brien, duke shtuar se me Vuçiqin kanë folur për shumë tema.

“Qeveria serbe është një partner i mirë i qeverisë amerikane. Ajo që është veçanërisht e rëndësishme është që ne të zbatojmë katër liritë mbi të cilat mbështetet BE-ja. Liria e lëvizjes, qeveria amerikane inkurajohet nga vazhdimi i bisedimeve të anëtarësimit. Presidenti Vuçiq është avokati kryesor, ne duam të vazhdojmë të sigurojmë që kufijtë të luajnë një rol sa më pak të jetë e mundur”, tha ai.

Lajmet O’Brien thotë se Kosova ka premtuar se do ta themelojë Asociacionin >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>