NACIONALE

Zef Morina fton qytetarët në Gjilan: Mbështetja për LVV–PSHDK po rritet çdo ditë

Kandidati për deputet nga koalicioni LVV–PSHDK, Zef Morina, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në tubimin zgjedhor që do të mbahet sot në Gjilan, duke theksuar mobilizimin dhe mbështetjen e qytetarëve për këtë koalicion.

Përmes një postimi në Facebook, Morina ka vlerësuar se fushata po karakterizohet nga energji e lartë dhe përkrahje e vazhdueshme për programin qeverisës dhe vazhdimin e projekteve të nisura.

“Së bashku me kryeministrin Albin Kurti po vazhdon mobilizimi i jashtëzakonshëm, energjia e madhe dhe mbështetja e qartë për vazhdimin e punëve të mira për koalicionin e fitores LVV–PSHDK”, ka shkruar Morina.

Ai ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen tubimit të mbrëmjes në Gjilan, duke e cilësuar atë si një mundësi për të dëshmuar mbështetjen ndaj koalicionit.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!