NACIONALE

Vetëvendosje vazhdon fushatën me tubime në Lipjan dhe Podujevë

Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë aktivitetet e saj elektorale edhe gjatë ditës së sotme, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
Sipas agjendës së publikuar, Vetëvendosje do të mbajë dy tubime zgjedhore në komunat e Lipjanit dhe Podujevës.

Tubimi i parë do të zhvillohet në ora 18:30 në sheshin e qytetit të Lipjanit, ku përfaqësues të subjektit do të paraqesin programin dhe prioritetet e tyre para qytetarëve.

Ndërkaq, në ora 20:30, Vetëvendosje do të mbajë tubim zgjedhor edhe në Podujevë, duke vazhduar kështu takimet me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore.

Fushata për zgjedhjet e 7 qershorit po vazhdon me aktivitete të shumta të subjekteve politike në komuna të ndryshme të Kosovës.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!