Vetëvendosje njofton datat e tubimeve me mërgatën, marrin pjesë edhe kandidatët për deputetë
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar organizimin e një sërë tubimesh me bashkatdhetarët në mërgatë, ku do të marrin pjesë edhe kandidatët e saj për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit.
Në një njoftim drejtuar mërgatës, LVV ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së bashkatdhetarëve në këto organizime, duke vlerësuar rolin e tyre në proceset politike dhe demokratike të vendit,transmeton KosovaNews.
“Të dashur bashkëatdhetarë, me kënaqësi ju njoftojmë për tubimet që do të organizohen në mërgatë, ku do të marrin pjesë edhe kandidatët tanë për deputetë. Pjesëmarrja juaj e bën çdo organizim më të veçantë”, thuhet në postimin e LVV-së.
Të gjitha detajet lidhur me datat dhe oraret e tubimeve në diasporë, mund të t’i lexoni duke klikuar KËTU
The post Vetëvendosje njofton datat e tubimeve me mërgatën, marrin pjesë edhe kandidatët për deputetë appeared first on KosovaNews.



