NACIONALE
“Vajza e babës” – Ismail Kasumi me mesazh emocionues për Trierën, pasi u emërua zv.ministre e Ekonomisë
Ismail Kasumi, babai i zëvendësministres së Ekonomisë, Triera Kasumi-Berisha, ka reaguar pas emërimit të vajzës së tij në këtë pozitë.
Përmes një postimi publik, ai ka shprehur krenarinë dhe gëzimin për angazhimin e saj në institucionet e shtetit.
“Ju gëzova shumë lajmit që vajza ime, Triera, me të cilën çdo ditë fort krenohem, është emëruar Zëvendësministre e Ekonomisë, e po i shërben shtetit e Republikës sonë”, ka shkruar Ismail Kasumi.
Ai po ashtu i ka uruar suksese vajzës së tij në detyrën e re, duke shtuar: “Të përcjelltë e mbara, vajza e babës!”.
The post “Vajza e babës” – Ismail Kasumi me mesazh emocionues për Trierën, pasi u emërua zv.ministre e Ekonomisë appeared first on KosovaNews.



