NACIONALE

Sot protestojnë punëtorët e sektorit privat

Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat ka njoftuar opinionin publik dhe mediat se më 1 Maj 2026, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, do të organizojë një protestë paqësore në mbështetje të të drejtave të punëtorëve në sektorin privat.

Sipas njoftimit, protesta do të nisë në ora 10:00, me vendgrumbullim në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Më pas, protestuesit do të marshojnë sipas itinerarit të planifikuar deri në hapësirën ndërmjet objektit të ish-Gërmisë dhe ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Kryetari i kësaj federate, Jusuf Azemi, ka ftuar qytetarët dhe punëtorët e sektorit privat që t’i bashkohen protestës për të kërkuar respektimin dhe avancimin e të drejtave të tyre.

Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat ka theksuar se protesta do të jetë paqësore.

The post Sot protestojnë punëtorët e sektorit privat appeared first on KosovaNews.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!