NACIONALE

Si mund të votojnë qytetarët rezident që ndodhen përkohësisht jashtë vendit?

E diela e 7 qershorit mbase nuk i gjen në Kosovë.

Por banorët rezident mund ta shfrytëzojnë të drejtën për votë, edhe nëse rastisin të jenë në vizita të përkohshme jashtë vendit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka hapur rrugë edhe atyre që ndonëse jashtë kufijve përkohësisht, duan të jenë pjesë e procesit zgjedhor.

Aplikimi është pothuajse sikur për mërgatën, veçse duhet pasur kujdes në detaje.

“Procedura e regjistrimit është e njëjtë pra si ajo për shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit, vetëm se në rubrikën ku kërkohen dokumentet e nevojshme për regjistrim, aplikuesi duhet ta paraqesë dokumentin që dëshmon adresën e personit ku qëndron përkohësisht ose dëshmi tjetër banimi si rezervim hoteli, konvikt apo të ngjashme”, tregon Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, raporton Teve1.

E edhe votimin mund të zgjedhin se si ta bëjnë.

“Mund të votojnë në përfaqësi diplomatike apo përmes postës, në momentin e regjistrimit votuesit qoftë ata që jetojnë jashtë vendit por edhe ata që janë përkohësisht, në momentin e regjistrimit mund të zgjedhin edhe mënyrën e votimit në përfaqësi diplomatike apo përmes postës”, shpjegon Elezi.

Ndërkaq, për tu regjistruar, kanë afat deri me datë 17 të këtij muaji.

The post Si mund të votojnë qytetarët rezident që ndodhen përkohësisht jashtë vendit? appeared first on KosovaNews.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!