NACIONALE
Shtyrja e vendimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve, PDK: Gjykata Speciale e ka shndërruar procesin me kalkulime politike
PDK ka reaguar ndaj shtyrjes së aktgjykimit për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
“Kjo vonesë… është një dëshmi e radhës e këtij procesi të stërzgjatur”, thuhet në reagim.
Sipas partisë, procesi ka humbur kuptimin e drejtësisë.
“Është shndërruar në një proces të ndikuar nga kalkulimet politike”.
PDK thekson se paraburgimi i gjatë është bërë dënim i heshtur.
“Po mbahen në paraburgim… duke ua shndërruar këtë masë në një dënim të heshtur”.
Partia kërkon vendim pa vonesa dhe rikthimin e tyre në Kosovë.
The post Shtyrja e vendimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve, PDK: Gjykata Speciale e ka shndërruar procesin me kalkulime politike appeared first on KosovaNews.



