NACIONALE

Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit, Rushiti merr 63 vota në raundin e parë

Është shtyrë për nesër në ora 10:00 seanca për zgjedhjen e presidentit. Në raundin e parë të votimit morën pjesë 64 deputetë. Feride Rushiti mori 63 vota, një ishte e pavlefshme. Hatixhe Hoxha nuk mori vota.

Lëvizja Vetëvendosje nominoi Rushitin dhe Hoxhën për presidente. Rushiti është drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës.

Rushiti dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ishin nominuar për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2025.

Hatixhe Hoxha është doktorante në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës dhe është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje nga viti 2010. Ishte dy mandate deputete. Ajo është drejtoreshës e shoqatës “Autizmi”.

Të martën është afati i fundit për zgjedhjen e presidentit.

The post Shtyhet për nesër seanca për zgjedhjen e presidentit, Rushiti merr 63 vota në raundin e parë appeared first on KosovaNews.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!