NACIONALE
Shiroka Pula në takim me Serwerin, diskutohet forcimi i partneritetit me ShBA-në
Presidentja Justina Shiroka-Pula, priti në takim profesorin Daniel Serwer, ekspert i çështjeve të Ballkanit Perëndimor.
Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, sfidat e sigurisë dhe proceset politike në Ballkanin Perëndimor
Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme ndërkombëtare për Kosovën, si dhe të forcimit të partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bëhet e ditur se bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamje edhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe zhvillimet në rajon.



