NACIONALE

Schuebel mbledh shefat e misioneve të shteteve evropiane, diskutohet situata politike në Kosovë

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, ka organizuar takim të përbashkët me shefat e misioneve diplomatike të shteteve anëtarë të BE-së, në Kosovë.

Me këtë rast, u shkëmbyen pikëpamje mbi situatën politike dhe zhvillimet e fundit, raporton IndeksOnline.
Në takim u diskutua edhe përafrimi i plotë vullnetar i Kosovës me Politikën e Përbashkët për Punë të Jashtme dhe Siguri të BE-së.

“Pavarësisht sfidave, ndjeva mbështetje të palëkundur për integrimin e Kosovës në BE dhe për të punuar me të gjithë në Kosovë drejt këtij rrugëtim,” tha Schuebel.

The post Schuebel mbledh shefat e misioneve të shteteve evropiane, diskutohet situata politike në Kosovë first appeared on KosovaNews.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!