NACIONALE

Salih Zyba publikon pamje nga Theranda, mesazh i fortë për fitoren e Vetëvendosjes

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Salih Zyba, ka publikuar pamje nga takimi elektoral në Therandë, ku së bashku me liderin e partisë, Albin Kurti, u takuan me qytetarë dhe mbështetës në kuadër të fushatës zgjedhore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zyba ka përcjellë mesazhin se Theranda tashmë e ka bërë zgjedhjen e saj, duke e cilësuar mbështetjen e qytetarëve si dëshmi të fitores së madhe që synon Lëvizja Vetëvendosje.

“Theranda tregoi se ia ka qitë pikën, për fitoren e madhe 116”, ka shkruar Zyba në postimin e tij, duke shoqëruar mesazhin me fotografi nga tubimi ku shihet edhe Kurti mes qytetarëve.

Pamjet e publikuara tregojnë një pjesëmarrje të konsiderueshme të mbështetësve, ndërsa Vetëvendosje po vazhdon aktivitetet elektorale nëpër komunat e Kosovës, vetëm pak ditë para zgjedhjeve.

Me numrin 116 në fletëvotim, Vetëvendosje po synon një tjetër fitore zgjedhore, ndërsa drejtuesit e saj po e cilësojnë mbështetjen në Therandë si një nga sinjalet më të forta të mobilizimit qytetar në këtë fushatë.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!