NACIONALE

Sali Zyba takon të rinjtë e Therandës, ndjek finalen e Ligës së Kampionëve me Glauk Konjufcën

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Sali Zyba, ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Therandë, ku së bashku me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, kanë ndjekur finalen e Ligës së Kampionëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zyba tha se dita u përmbyll në shoqërinë e rinisë së Therandës, duke e cilësuar aktivitetin si një moment bashkimi dhe diskutimi me të rinjtë.

“Ditën po e përmbyllim me rininë e Therandës. Së bashku me zv. Kryeministrin e parë dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, duke ndjekur finalen e Ligës së Kampionëve. Qëllimi i përbashkët sjell fitore”, ka shkruar Zyba.

Ai gjithashtu ka kërkuar mbështetje në zgjedhje, duke kujtuar numrin e tij në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!