NACIONALE
Remi sërish insiston për koalicion qeverisës VV-PDK
Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa-Remi po insiston në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje mes VV-së dhe PDK-së.
Në këtë moment të rëndësishëm, Kosovës, sipas tij, i duhet një marrëveshje e madhe politike që sjell unitet, qartësi dhe drejtim shtetëror.
“Prandaj, VV, PDK dhe partitë e tjera mund të hapin dialogun për një marrëveshje të përbashkët, të ndërtuar mbi interesat themelore të Republikës”, ka shkruar ndër të tjera Remi.
The post Remi sërish insiston për koalicion qeverisës VV-PDK first appeared on KosovaNews.



