Rama shkarkon edhe Drejtorin e Transformimit
Gëzim Kastrati ka njoftuar përfundimin e mandatit të tij në krye të Drejtorisë së Transformimit në Komunën e Prishtinës.
Përmes një njoftimi në rrjete sociale, Kastrati ka deklaruar se ky ishte vendim i kryetarit Përparim Rama, pas formalizimit të koalicionit me partitë tjera në Prishtinë.
Kastrati bëri të ditur se angazhimi i tij në institucionet komunale përfshiu një vit si këshilltar në kabinetin e kryetarit dhe një vit e gjysmë si drejtor, periudhë gjatë së cilës, sipas tij, u nisën projekte të rëndësishme transformuese për qytetin.
Në fund të mandatit, ai falënderoi Ramën për besimin.
“Mirënjohje për Kryetarin Perparim Rama për mundësinë e dhënë për të kontribuar në vizionin e tij për Kryeqytetin ku edhe garuam nën ngjyrat e LDK të mbështetur nga Kryetari Lumir Abdixhiku dhe ekipi i Kryeqytetit. Qytetarët votuan qartë, për Transformimin e Qytetit”- ka shkruar Kastrati, të mërkurën, më 06.05.2026.
Kastrati u shpreh se projektet e nisura kishin për qëllim përmirësimin e funksionalitetit të qytetit dhe afrimin e Prishtinës me standardet e qyteteve bashkëkohore. Ai shtoi se një pjesë e projekteve tashmë janë përfunduar, ndërsa të tjerat pritet të realizohen në vazhdim
Në fund të mandatit, ai falënderoi Ramën për besimin.
“Mirënjohje për Kryetarin Perparim Rama për mundësinë e dhënë për të kontribuar në vizionin e tij për Kryeqytetin ku edhe garuam nën ngjyrat e LDK të mbështetur nga Kryetari Lumir Abdixhiku dhe ekipi i Kryeqytetit. Qytetarët votuan qartë, për Transformimin e Qytetit”- ka shkruar Kastrati, të mërkurën, më 06.05.2026.
Kastrati u shpreh se projektet e nisura kishin për qëllim përmirësimin e funksionalitetit të qytetit dhe afrimin e Prishtinës me standardet e qyteteve bashkëkohore. Ai shtoi se një pjesë e projekteve tashmë janë përfunduar, ndërsa të tjerat pritet të realizohen në vazhdim.
Gëzim Kastrati u emëruar në krye të Drejtorisë së Transformimit në fundin e mandatit të parë të Përparim Ramës.
Ndërkaq, në mandatin e ri, ai dhe pjesa tjetër e kabinetit, përfshirë nënkryetarët e komunës, nuk u prezentuan asnjëherë zyrtarisht nga kryetari Rama.
Të martën, më 05.05.2026, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar arritjen e një koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).
Ndërkaq, sot (06.05.2026), Rama ka konfirmuar finalizimin e një bashkëqeverisjeje të re në kryeqytet me disa subjekte politike
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, ai bëri të ditur se bashkëqeverisja përfshinë Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nismën Socialdemokrate, Lidhjen për Prishtinën dhe së fundmi Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).
Në anën tjetër Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mohuar koalicionin me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) në Komunën e Prishtinës.
Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një prononcim para mediave, ka vazhduar të insistojë se LDK nuk ka arritur koalicion me PDK-në në Prishtinë.
Ai tha se për këtë ka biseduar edhe me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, dhe të dy janë dakorduar se nuk kanë koalicion mes dy partive në Prishtinë.
Në këtë drejtim, Rama ka shkarkuar deri më tani së paku tre drejtorë nga radhët e LDK-së, dhe ka filluar të emërojë drejtorë komunalë zyrtarë të PDK-së.
Shkëmb Manaj, në orët e mbrëmjes të së martës, më 05.05.2026, ka njoftuar për përmbylljen e mandatit të tij si nënkryetar i Komunës së Prishtinës.
Ai u shpreh se nuk mund të vazhdojë të ketë raport të mirë me ata që nuk kanë raporte të mira me partinë e tij, LDK-në
The post Rama shkarkon edhe Drejtorin e Transformimit appeared first on KosovaNews.



